image Konflikt familjar në Ferizaj: Dhëndri bëhet ‘copa’ me mikun, ky i fundit e rrah edhe motrën

Siguri

Konflikt familjar në Ferizaj: Dhëndri bëhet ‘copa’ me mikun, ky i fundit e rrah edhe motrën

news image

Sot në orët e para të mëngjesit pas një konflikti familjar, dy persona u kapën keq në fshatin Cernillë të Ferizajt. Të dyshuarit, miku dhe dhëndri, (emra të njohur për redaksinë) u përleshën me grushte derisa u bënë për spital pas një debati që kishin me njëri-tjetrin. Të dy përfunduan në Polici, por kjo nuk është e gjitha. Edhe gruaja e të dyshuarit (njëherit motra e të dyshuarit tjetër) e pësoi si pasojë e mosmarrëveshjes.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë dhënë detaje se si ndodhi ngjarja për të cilën u hap rasti dhe dy persona u dërguan në ndalim.

Sipas këtyre burimeve, rreth orës 06:30 të mëngjesit, policia ka intervenuar në fshatin Cernillë të Ferizajt, pas marrjes së informatës se po ndodhë një përleshje.

Me të arritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë kontaktuar viktimën e rastit, e cila ka deklaruar se bashkëshorti i saj bashkë me vëllain e saj janë rrahur mes vete me grushte dhe kanë pësuar lëndime trupore.

Por përveç që u lënduan dy të dyshuarit, si pasojë e goditjeve ndaj njëri-tjetrit, e pësoi edhe gruaja, viktimë e këtij rasti. Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se vëllai i saj e sulmoi të njëjtën, duke e kapur me forcë për krahu dhe duke e goditur me shuplaka.

Gjithçka ndodhi derisa Policia doli në vendin e ngjarjes. Palët e përfshira në rast u dërguan për trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve që morën gjatë përleshjes, teksa më pas përfunduan në Polici.

Pas marrjes së deklaratave nga dy të dyshuarit, prokurori kujdestar urdhëroi që ndaj tyre të hapet rast dhe të njëjtit të dërgohen në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/