Dje në Stacioni Policor Skenderaj është pranuar informata për një mosmarrëveshje, ku një person ka qëlluar një reflektor që e ndriçon rrugën.
“Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë arritur ta identifikojnë dhe ta kontaktojnë personin e dyshuar M. D., 31 vjeçar, nga i cili si provë materiale është konfiskuar një armë gjuetie dhe 1 gëzhojë, për të cilën armë personi i dyshuar nuk posedonte leje”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Gazeta Sinjali.
Pas procedurave intervistuese, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt, ku ndaj tij është iniciuar rasti për ‘përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘dëmtim i instalimeve publike’. /Gazeta Sinjali/