Njësiti i Doganës ka konfiskuar në një thertore në Prizren tri mështjerra pa matrikuj dhe 2 mijë e 760 kilogram mish gjedhi pa leje paraprake të inspektoratit të veterinarisë.
Pronari i thertores pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është raportuar se gjatë kontrollit në thertoren e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur disa parregullsi ku gjendeshin tri mështjerra të gjalla pa matrikuj dhe 2.760 kg mish gjedhi pa leje paraprake të inspektoratit të veterinarisë të cilat janë konfiskuar nga njësiti i doganës”, thuhet në njoftimin e policisë.