image MD: Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do të bëhet vetëm me vendim të gjykatës

Drejtësi

MD: Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do të bëhet vetëm me vendim të gjykatës

news image

Shefi i Kabinetit të Ministres së Drejtësisë, Genc Nimoni ka folur rreth konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme. Ai tha se ky veprim do të realizohet vetëm me vendim të gjykatës, shkruan Sinjali.

Nimoni këtë deklaratë e dha përmes një postimi në Facebook dhe tha se është punuar me kujdesin më të madh profesional dhe me përfshirjen e duhur të ekspertëve dhe përfaqësuesve institucionalë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Diskutimi i ngritur me të drejtë më herët mbi këtë nismë dhe i cili po vazhdon, është mirë të jetë profesional dhe t’i kontribuojë një nisme e procedure sa më profesionale dhe efikase. Për sqarimin e nevojshëm, konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do të bëhet vetëm nga gjykata, ndërsa roli i Byrosë është verifikimi fillestar i saj. Gjykata garanton procedura profesionale dhe respektim të të drejtave të palëve në procedurë.Nuk ka prezumim të pafajësisë në çështje civile. Për juristët mbetet e qartë kjo dhe ky parim”, ka shkruar Nimoni.

Sipas Nimonit, Projektligji është shumë i qartë dhe nuk cenon pavarësinë e pushteteve.

Byroja si një agjenci shtetërore e themeluar me Ligj nga Kuvendi, është e pavarur në verifikimin e pasurisë së zyrtarëve publik dhe të ekspozuarve politikë, me ç’rast në procedurë civile dërgon lëndët në gjykatë për t’i trajtuar gjykata. Pala të cilit i verifikohet pasuria në çdo kohë mund të argumentojë para gjykatës se pasurinë e ka fituar në mënyrë të ligjshme. Tutje qëllimi i Projektligjit tregon pse po themelohet kjo Byro. Në lidhje me qëllimin e ligjit, Neni 6 tregon çfarë statusi juridik ka Byroja dhe se ky nen është ne përputhje të plotë me nenin 142 të Kushtetutës e të cilat duhen interpretuar në ndërlidhmëri më njëra tjetrën, për t’i ikur keqinterpretimit eventual”, ka thënë ai.

Përveç ekspertëve dhe njohësve ndërkombëtarë të fushës, në hartimin e Projektligjit kanë marrë pjesë përfaqësuesit e duhur institucional, ekspertët e pavarur dhe shoqëria civile, madje përfshirë gjykatës dhe prokurorë, të cilët drejtpërsëdrejti interpretojnë dhe zbatojnë ligjet në procedurat penale dhe civile. Ju mbetemi falënderues të gjithë kontribuesve. Republika e Kosovës ka nevojë për një ligj të verifikimit e konfiskimit të pasurisë së pajustifikuar të punuar në përputhje me standardet kushtetuese dhe ato ndërkombëtare, i cili mundëson zhvillimin e kësaj procedure civile nga Byroja e më pas Gjykata dhe i cili ndër të tjera, parandalon dhe eviton keqpërdorimin e parasë publike”, tha ai.

/GazetaSinjali/