image Konfirmon klubi gjerman: Haller do t'i nënshtrohet kimioterapisë, do të mungojë për disa muaj

Futboll

Konfirmon klubi gjerman: Haller do t’i nënshtrohet kimioterapisë, do të mungojë për disa muaj

news image

Klubi gjerman, Dortmund, ka konfirmuar se Sebastian Haller do të mungojë për disa muaj.

Sebastien Haller (28) do të mungojë në Borussia Dortmund për disa muaj pasi testet e fundit zbuluan një tumor malinj testikular.

Haller kësisoj duhet t’i nënshtrohet trajtimit me kimioterapi, ka konfirmuar klubi gjerman.

“Sebastien tani do të marrë trajtimin më të mirë të mundshëm. Shanset për rikuperim janë shumë të mira. I urojmë atij dhe familjes së tij shumë forcë dhe optimizëm dhe mendimet tona janë me të në këtë kohë të vështirë”, tha drejtori sportiv i BVB, Sebastian Kehl.

Kërkojmë nga mediat dhe fansat mirëkuptimin e tyre se nuk do të publikojmë asnjë detaj mjekësor në lidhje me trajtimin e Sebastien Haller përtej informacioneve të përmendura, as sot dhe as në muajt në vijim“, është thënë ndër të tjerash në faqen zyrtare të klubit.

/GazetaSinjaliSport/