Një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë ka goditur vendin, ndërkohë që flitet për 7 jetë të humbura. Ndonëse ende nuk ka një bilanc të saktë, raportohet se nën rrënoja ka ende njerëz.
Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana, ndërkohë që dëmet më të mëdha janë shkaktuar në qytetin bregdetar.
Sipas raportimeve ka dyshime që disa pallate të vjetër janë shembur në Durrës, ndërtesa të vjetra. Dëme të mëdha janë shkaktuar dhe në Thumanë, ku një grua raportohet se ka ndërruar jetë.
Po ashtu banesa dhe pallate të dëmtuara ka edhe në kryeqytet, ndërsa shumë persona kanë mbetur të plagosur, në tentativë për të shpëtuar./Gazeta Sinjali/