image Konfirmohet sistemi i shpërndarjes së parave për “Euro 2024”, kjo është shuma maksimale që kampionët mund të marrin

Futboll

Konfirmohet sistemi i shpërndarjes së parave për “Euro 2024”, kjo është shuma maksimale që kampionët mund të marrin

news image

UEFA ka miratuar sistemin e shpërndarjes së parave për kombëtaret pjesëmarrëse në turneun final të Kampionatit Evropian “Euro 2024”, që do të luhet në Gjermani vitin e ardhshëm – nga 14 qershori deri më 14 korrik.

Shuma për shpërndarjen për ekipet pjesëmarrëse konfirmohet në të njëjtin nivel si për “Euro 2020”, pra një total prej 331 milionë eurosh.

Ndarja do të bëhet në këtë mënyrë:

• Çmimi për pjesëmarrje: 9.25 milion €

• Bonusi i ndeshjeve: 1.0 milionë € për një fitore dhe 500,000 € për një barazim.

• Kualifikimi në fazën e 16-të: 1.5 milionë €

• Kualifikimi në çerekfinale: 2.5 milionë €

• Kualifikimi në gjysmëfinale: 4 milionë €

• Nënkampionët do të marrin një pagesë shtesë prej 5 milionë €

• Kampionët e Evropës 2024 do të marrin një pagesë shtesë prej 8 milionë eurosh.

Shuma maksimale që mund të arrijë kombëtarja kampione, nëse do të ketë fituar të tria ndeshjet e grupit, është 28.25 milionë euro. 

/GazetaSinjaliSport/