image Konfirmohet mungesa e madhe e Pejës për ndeshjen ndaj Vëllaznimit, në dyshim edhe Berisha

Basketboll

Konfirmohet mungesa e madhe e Pejës për ndeshjen ndaj Vëllaznimit, në dyshim edhe Berisha

news image

Në këtë fundjavë do zhvillohet java e 14-të dhe e fundit për stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan Sinjali Sportiv.

Një prej ndeshjeve që zhvillohet sot është ajo mes Pejës dhe Vëllaznimit, me pejanët që do kërkojnë t’i kthehen rezultateve pozitive.

Por, problemet te ‘verdhezinjtë’ po vazhdojnë. Trajneri turk, Semsettin Bas, as sot nuk do e këtë në dispozicion Dion Dixonin. Kjo është konfirmuar për Sporti në Sinjali nga vetë basketbollisti amerikan, i cili nuk ka treguar arsyet.

Në dyshim mbetet edhe Dardan Berisha, i cili tash e disa ndeshje nuk është paraqitur te Peja dhe është i lidhur me një largim të mundshëm. KB Peja në njoftimin e fundit nuk ka treguar nëse Berisha do luajë, por vetëm kanë shkruar se po shpresojnë në rikthimin e tij.

Ndryshe, ‘Shqiponjat’ renditen në poztën e katërt me 21 pikë, me bilanc prej tetë fitoreve dhe pesë humbjeve. Kurse, ‘Kuqezinjtë e Jakovës’ renditen në pozitën e parafundit (të shtatën) me 17 pikë, me bilanc prej 4 fitoreve dhe nëntë humbjeve.

Ndeshja mes Pejës dhe Vëllaznimit zhvillohet sot në palestrën ‘Karagaçi’ nga ora 15:00. /Sinjali Sportiv/.