image Konfirmohet: Mbappe do të paguhet mbi 1 milion euro në javë te PSG me kontratën e re

Futboll

Konfirmohet: Mbappe do të paguhet mbi 1 milion euro në javë te PSG me kontratën e re

news image

Kylian Mbappe ka vazhduar kontratën e tij me PSG-në.

Francezi ka rinovuar kontratën me parisienët deri më 2025.

Si rrjedhojë e kësaj, 23-vjeçari do të përfitojë një “mal” me para tek klubi francez.

SkySports raporton se në kontratën e tij tre-vjeçare, ai do të përfitojë rreth 1 milion funte në javë, që në euro i bie më shumë sesa 1 milion.

Ai po ashtu do të ketë bonuse për golat e tij, për Topin e Artë dhe sukseset në Ligën e Kampionëve.

/GazetaSinjaliSport/