Kylian Mbappe ka vazhduar kontratën e tij me PSG-në.
Francezi ka rinovuar kontratën me parisienët deri më 2025.
Si rrjedhojë e kësaj, 23-vjeçari do të përfitojë një “mal” me para tek klubi francez.
SkySports raporton se në kontratën e tij tre-vjeçare, ai do të përfitojë rreth 1 milion funte në javë, që në euro i bie më shumë sesa 1 milion.
Ai po ashtu do të ketë bonuse për golat e tij, për Topin e Artë dhe sukseset në Ligën e Kampionëve.