image Konfirmohet: Maluma me koncert në Tiranë për “Ditën e verës” në 2022

Bota e Yjeve

Konfirmohet: Maluma me koncert në Tiranë për “Ditën e verës” në 2022

news image

Koncerti e tij të paralajmëruar për vitin 2020, këngëtari i njohur e anuloi për shkak të shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

Teksa të gjithë fansat mbetën të pa shpresë për ardhjen e tij sot Maluma ndau lajmin e bukur për ta.

Maluma do të jetë prezent me koncert në Tiranë në mars të vitit 2022, atëherë kur Shqipëria feston “Ditën e Verës”.

Lista e turneut të koncerteve të tij ka përfshirë edhe Tiranën respektivisht datën 14 mars.

Theksojmë se Bashkia Tiranë dhe kompania RedCloud si organizatore e këtij koncerti bën me dije se nuk do të ketë rimbursim të biletave të blera, por ato do të jenë të vlefshme për datën e re të koncertit.

Organizatorët këshillojnë që ata që duan të shkojnë në koncert t’i ruajnë biletat e tyre pasi çmimet e biletave për koncertin e 14 marsit 2022 do të jenë më të shtrenjta.

/GazetaSinjali/