Palët ukrainase dhe ato ruse pritet që të takohen përsëri me njëra-tjetrën, për të diskutuar në lidhje me kërkesat që kanë në këtë kohë lufte në mes tyre.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe këshilltari i Presidentit Zelensky, Mykhailo Podolyak, i cili tha se të hënën, më 14 mars, do të mbahet sipas tij seanca negociuese për të përmbledhur rezultatet paraprake, raporton Gazeta Sinjali.
Po ashtu, Podolyak tha se grupet e tyre punuese janë duke funksionuar vazhdimisht dhe janë një numër i madh çështjesh që po kërkojnë vëmendje.
“Përsëri. Negociatat shkojnë pa ndërprerje në formatin e videokonferencave. Grupet e punës funksionojnë vazhdimisht. Një numër i madh çështjesh kërkojnë vëmendje të vazhdueshme. Të hënën, më 14 mars, do të mbahet seanca negociuese për të përmbledhur rezultatet paraprake…”, tha ai.