Arsenali është i interesuar për anësorin brazilian Raphinha dhe pritet t’i afrohet zyrtarisht Leedsit për mundësinë e nënshkrimit të sulmuesit brazilian, ka konfirmuar SkySports.
Raphinha ka dy vite të mbetura nga kontrata e tij dhe nuk pritet të nënshkruajë një marrëveshje të re në Elland Road.
Barcelona gjithashtu është e interesuar për Raphinha, agjenti i së cilës është ish-lojtari i Barçës, Deco.
Braziliani iu bashkua Leeds nga skuadra e Ligue 1 Rennes në një marrëveshje katërvjeçare në tetor 2020, duke kontribuar me gjashtë gola dhe tetë asistime në 29 ndeshje në Premier League në sezonin e tij debutues, ndërsa sezonin e kaluar lojtari shënoi 11 gola dhe tre asistime në 35 ndeshjet e ligës.
Ndërkohë, Arsenali mbetet në bisedime për nënshkrimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Gabriel Jesus.
Çmimi i kërkuar i Cityt për brazilianin mendohet të jetë 50 milionë funte.