Ylli botëror, Maluma ka konfirmuar datën e re të koncertit në Tiranë.
Maluma u detyrua ta anulojë turneun në Evropë, për shkak të përhapjes së koronaviruasit.
Së fundi, Maluma ka konfirmuar datat e reja të turneut “11/11”, ku mësohet edhe data e koncertit në Tiranë.
Data e re e koncertit që planifikohet të mbahet në Tiranë është 6 shtatori 2020.
Përveç Shqipërisë, Maluma do të performojë edhe në disa vende tjera, përfshirë edhe Greqinë, ku u anuluan disa koncerte të tij.
Planet e këtij artisti dhe shumë të tjerëve priten të realizohen me shpresën që e gjithë kjo situatë të kalojë./GazetaSinjali/