image Konfirmohen edhe katër raste me koronavirus në Kosovë, shkon në 13 numri i të prekurve

Kosovë

Konfirmohen edhe katër raste me koronavirus në Kosovë, shkon në 13 numri i të prekurve

news image

Janë konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i cili tha se të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë.

“Mbrëmë vonë, bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste të reja pozitive me COVID-19. Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020. E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë”, ka shkruar Vitia.

https://www.facebook.com/arben.vitia.3/posts/3283773774985656