image Konfirmohen edhe 4 raste me koronavirus në Viti

Shëndetësi

Konfirmohen edhe 4 raste me koronavirus në Viti

news image

Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli, njofton se sot në këtë komunë janë konfirmuar edhe katër raste të reja me COVID-19.

Kadolli njofton se rastet e reja vijnë nga Smira, Radivojci dhe nga Budrika.

Numri i të infektuarve deri më sot në Viti është 348, ndërsa janë 62 raste aktive.

Tutje, Kadolli u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së. /Gazeta Sinjali/