Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli, njofton se sot në këtë komunë janë konfirmuar edhe katër raste të reja me COVID-19.
Kadolli njofton se rastet e reja vijnë nga Smira, Radivojci dhe nga Budrika.
Numri i të infektuarve deri më sot në Viti është 348, ndërsa janë 62 raste aktive.
Tutje, Kadolli u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së. /Gazeta Sinjali/