image Konfirmohen 245 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Shëndetësi

Konfirmohen 245 raste të reja me koronavirus në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë konfirmuar edhe 245 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 468 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 245 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 8.799 raste nga 37.411 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 249 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese ./Gazeta Sinjali/