Janë konfirmuar edhe 18 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi në Facebook.
Siç njofton IKSHPK, sot janë testuar 300 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Gjithashtu, sot janë shëruar edhe 19 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 690 raste. /Gazeta Sinjali/