Gjatë ditës së martë, në një stacion metroje në New York, ka ndodhur një sulm i rëndë me armë zjarri.
Departamenti i Zjarrfikësve raportoi se nga të shtënat, 13 persona kanë mbetur të plagosur, shkruan New York Times.
Një zyrtar ligjor tha se pesë sulmues u qëlluan nga policia dhe se autoritetet po kërkojnë edhe një burrë tjetër me maskë gazi dhe që mban veshur një jelek portokalli. Ky i fundit dyshohet të jetë iniciatori i sulmit.
Zyrtarët e policisë dhe zjarrfikësve thanë se hetuesit po përpiqeshin të përcaktonin burimin e sulmit në stacionin e metrosë dhe nëse ndonjë pajisje shpërthyese eksplodoi gjatë të shtënave.
Mirëpo, një zëdhënës i Departamentit të Policisë tha se asnjë mjet aktiv shpërthyes nuk ishte gjetur në vendngjarje.