image Mes zërave për ndarje, Ledri dhe Sara bashkë në New York?

Bota e Yjeve

Mes zërave për ndarje, Ledri dhe Sara bashkë në New York?

news image

Tashmë kanë kaluar disa muaj që nga thashethemet se reperi Ledri Vula dhe influencierja Sara Hoxha i kanë dhënë fund lidhjes së tyre

Por, disa fotografi që janë publikuar sonte nga IconeStyle në Instagram duket se hedhin poshtë këto lajme.

Në një koncert që Ledri Vula mbajti mbrëmë në New York të Amerikës, e ku këndoi edhe Tayna, në të raportohet ka marrë pjesë edhe partnerja e Ledrit, influencierja Sara Hoxha.

Sara ka qenë në publik dhe ajo është fotografuar nga fansat, foto e cila është publikuar nga portali shqiptar.

Këto raportime se Sara ka qenë e pranishme në koncertin në fjalë nuk janë konfirmuar nga dyshja, e as nga të afërmit e çiftit.

Kujtojmë së Ledri u tha se i dha fund lidhjes me Sarën sidomos pasi fshiu nga YouTube këngën “Gjendja” të cilën ai e kishte bërë me Sarën.

Pavarësisht së Ledri ka shlyer tërë fotot në Instagram për ta promovuar albumin e tij të ri dhe këngën “Paranormal”, këtë gjë nuk e ka bërë Sara ku në rrjetet e saj sociale ende ndanë momentet e saj të mira me reperin kosovar. 

/GazetaSinjali/