Autoritetet shëndetësore greke kanë njoftuar se janë zbuluar të paktën 6 raste të variantit të ri të koronavirusit “Mu” në Greqi, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY), rastet u zbuluan në aeroportin ndërkombëtar të Athinës dhe rajonet e Argolis, Attica dhe Achaia.
Megjithëse varianti Delta është dominues në Greqi, zbulimi i rasteve të Mu është një prirje shqetësuese.
OBSH tha të mërkurën se po monitoron Mu, i cili u identifikua për herë të parë në Kolumbi në janar të vitit 2021.
OBSH shtoi se varianti ka mutacione që tregojnë një rrezik të rezistencës ndaj vaksinave dhe theksoi se duheshin studime të mëtejshme për ta kuptuar më mirë atë.