Një tjetër koncert special do të transmetohet në livestream të dielën, transmeton Gazeta Sinjali.
Mbi 100 artistë, përfshirë Elton John, Rollin Stone, Lady Gaga do të performojnë nga shtëpitë e tyre me një kauzë të përbashkët, ndërsa fondet e mbledhura do të shkojnë për punonjësit e vijës së parë kundër pandemisë.
Pas koncertit të tenorit me famë ndërkombëtare, Andrea Bocelli, një tjetër shfaqje speciale do të transmetohet online dhe në TV ditën e dielë, për të mbështetur punonjësit e vijës së parë që po luftojnë me pandeminë Covid 19.
Shfaqja “One World: Together At Home” do të ketë më shumë se 100 artistë përfshirë Rolling Stones dhe Billie Eilish, të cilët do të performojnë live nga shtëpitë e tyre.
“Ne mund të jemi të ndarë tani, por bashkimi nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm,” tha Global Citizen në një deklaratë.
Ngjarja tetë-orëshe globale organizohet nga lëvizja Global Citizen dhe Organizata Botërore e Shëndetit në bashkëpunim me këngëtaren Lady Gaga. Personalitetet të TV amerikane Stephen Colbert, Jimmy Kimmel dhe Jimmy Fallon do të prezantojnë shfaqjen, ku do do të interpretojnë edhe Elton John, Taylor Swift.
Shfaqja do të sjellë gjithashtu histori në jetën reale të infermierëve dhe mjekëve që luftojnë pandeminë e koronavirusit.
Shikuesit nga e gjithë bota do të mund ta ndjekin koncertin me dy pjesë të dielën, në livestream shfaqja nis në orën 18:00 GMT deri në 00:00 GMT, ndërsa në TV do të shfaqet nga ora 00: 00-02: 00 GMT./Gazeta Sinjali/
Të ardhurat që do të mblidhen nga koncerti do të shkojnë në Fondin e Reagimit të Solidaritetit Covid-19 për OBSH