Sonte në Kosovë janë konfirmuar edhe 28 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 731, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga rastet e reja sonte dy ishin raste të para në Komunën e Kaçanikut e cila deri sonte nuk ka pasur asnjë rast me koronavirus.
Megjithatë në vend janë edhe 8 komuna që po vazhdojnë të mbetet pa asnjë rast të konfirmuar me COVDI-19.
Këto komuna janë: Mitrovica Jugore, Shtërpca, Novobërda, Mamusha, Graçanica, Ranillugu, Parteshi dhe Kllokoti.
Përveç rasteve pozitive, në Kosovë deri më sot janë shëruar 165 persona, derisa mbrëmjen e sotme u shënua vdekja e 20-të nga ky virus./Gazeta Sinjali/