image Komunat e Kosovës shqyrtojnë mundësinë e padisë ndaj MAShT-it dhe MSh-së - Sinjali

Komunat e Kosovës shqyrtojnë mundësinë e padisë ndaj MAShT-it dhe MSh-së

news image

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ende nuk i ka ftuar në takim udhëheqësit e Komunave të Kosovës në takim.

Ky mos veprim, sipas drejtorit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan  Ibrahimi është i paprecedent.

Ai tha se ky mos komunikim direkt me Kryeministrit dhe ministrat e dikastereve kryesore, me të cilët kanë punë të drejtpërdrejt Komunat, po u qet telashe këtyre të fundit.

Ne nuk kemi pasur asnjë takim deri më tani dhe mund të them se ky është rast i paprecedent”, shtoi ai.

Një problem i tillë i  mos komunikimit, sipas Ibrahimit ndodhi edhe me rastin, kur ekzekutivi ua mori disa prona komunës së: Gjilanit, Ferizajit, Suharekës, Skenderajit, Deçanit, Junikut dhe Hanit të Elezit, për t’ia rikthyer AKP-së.

Komunat janë duke e shqyrtuar mundësinë që të padisin Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Shëndetësisë si ministri nënshkruese të Kontratave Kolektive,  pra Kontratat Kolektive për Arsim dhe Shëndetësi, sepse këto kontrata janë nënshkruar pa mbulueshmëri financiare”, tha ai në klan kosova.

Veç kësaj çështje, Sazan Ibrahimi tha se qeveritë lokale po e kanë shumë telash me mos emërtimin e bordit të OSHP-së nga ana e Qeverisë tash e 1 vit.  

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: