Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se kanë vdekur 13 persona nga koronavirusi, ndërsa janë shënuar 158 raste të reja me COVID-19.
Rastet pozitive janë nga: Prishtina 38 raste, Gjilani 29 raste, Gjakova 13 raste, Peja 13 raste, Fushë Kosova 9 raste, Drenasi 6 raste, Prizreni 6 raste, Vitia 6 raste, Kamenica 5 raste, Dragashi 4 raste, Istogu 3 raste, Lipjani 3 raste, Obiliqi 3 raste, Suhareka 3 raste, Vushtrria 3 raste, Ferizaj 2 raste, komuna Klinaë 2 raste, Malisheva 2 raste, Rahoveci 2 raste dhe me nga një rast Deçani, Kaçaniku, Mitrovica, Podujeva, Shtimja dhe Skenderaj.
Në 24 orët e fundit janë testuar 471 mostra, ndërsa numri total i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 12 mijë e 2.
Më poshtë gjeni tabelën e IKSHPK-së që përfshin edhe fshatrat prej nga vijnë të infektuarit e 24 orëve të fundit. /Gazeta Sinjali