Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 99 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Më së shumti raste pozitive ka regjistruar Komuna e Prishtinës, gjithsej 24, pastaj Peja me 19 raste dhe Gjilani me 13 raste.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Drenas, Graçanicë, Kamenicë, Klinë, Mitrovicë, Rahovec dhe Suharekë. /Gazeta Sinjali/