image Komuna që është shndërruar në epiqendër të koronavirusit në Kosovë - Sinjali

Komuna që është shndërruar në epiqendër të koronavirusit në Kosovë

news image

Komuna e Vushtrrisë është e para për nga numri i të infektuarve dhe rasteve aktive, e cila deri tani konfirmon 160 raste me koronavirus, ndërsa e dyta është Prizreni me 151.

Në Vushtrri janë 121 raste aktive me koronavirus, derisa çdo ditë po ka raste të reja të infektimit.

Siç ka paralajmëruar mbrëmë IKSHPK, Vushtrria është në mesin e komunave, e cila është në rrezik për shpërthimin e vatrës së infeksionit.

Ditë më parë u konfirmua edhe një person i vdekur nga koronavirusi nga Komuna e Vushtrrisë.

“Pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020 dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin