Sonte në Komunën e Vushtrrisë janë konfirmuar ehde 14 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, 5 nga rastet e reja janë nga qyteti i Vushtrrisë, 4 nga fshati Nadakovc, 4 raste nga fshati Stanovc i poshtëm dhe një rast nga fshati Reznik i Vushtrrisë.
Inspektorati Sanitar i Komunës së Vushtrrisë ka vendosur që të gjitha rastet e reja të vetizolohen dhe të jenë nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës dhe të Shtabit Emergjent Komunal.
Kurse, siç bëhet e ditur në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë, shtabi emergjent dhe Drejoria Komunale e Arsimit kanë vendosur që në fshatrat ku ka raste me COVID-19 të mos hapen shkollat për klasat e 9-ta, ashtu siç ka vendosur Ministria e Arsimit, por për të njëjtat të vazhdojë mësimi online.
Po ashtu, bashkë me Këshillin e Bashkësisë Isalme në Vushtrri, komuna ka vendosur që xhamitë në këto lokalitete të mbyllen deri në një vendim tjetër./Gazeta Sinjali/