image Komuna e Suharekës nënshkruan një marrëveshje tjetër me gati 200 mijë euro vlerë

Financa

Komuna e Suharekës nënshkruan një marrëveshje tjetër me gati 200 mijë euro vlerë

news image

Komuna e Suharekës ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë 192 mijë euro me Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, shkruan Gazeta Sinjali.

Marrëveshja parasheh realizimin e projektit për “Renovimin e Lapidarëve dhe Varrezave të Dëshmorëve”.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili njoftoi se ky projekt do të financohet me 100 mijë euro nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale dhe me 92 mijë të tjera nga kjo komunë.

“Sot poashtu kemi realizuar edhe një marrëveshje bashkëfinancimi me Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale i përfaqësuar nga Drejtori Bislim Zogaj. Projekti për “Renovimi i Lapidarëve dhe Varrezave të Dëshmorëve” në Komunën e Suharekës, nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale financohet në vlerë prej 100,000.00 euro. Komuna e Suharekës e financon këtë projekt me vlerën 92,000.00 euro. Respekti dhe nderimi për dëshmorët do të mbetet gjithmonë”, ka shkruar Muharremaj në Facebook./Gazeta Sinjali/