Komuna e Skenderajt, përmes një reagimi në Facebook, ka treguar se i infektuari i fundit me COVID-19, është rast kontakti nga Vushtrria.
“Është shënuar edhe një rast pozitiv me COVID-19 në Komunën e Skenderajt. Personi i infektuar është nga Luboveci dhe është rast kontakti nga Vushtrria”, shkruhet në njoftim.
Tutje, Komuna e Skenderajt, ka treguar se në bashkëpunim me QKMF-në kanë ndërmarrur të gjitha masat që rasti në fjalë të vetizolohet.
Deri më tani, nga 8 të infektuarit, 6 janë shëruar dhe 2 raste janë ende aktive./ Gazeta Sinjali/