image Gruaja e vaksinuar plotësisht, infektohet me Omicron 21 ditë pasi e kaloi Delta-n

Botë

Gruaja e vaksinuar plotësisht, infektohet me Omicron 21 ditë pasi e kaloi Delta-n

news image

Një 31-vjeçare në Spanjë u infektua dy herë brenda 20 ditëve, pavarësisht vaksinës dhe përforcuesit.

Sipas “Corriere della sera” punonjësja e shëndetësisë u infektua fillimisht me variantin Delta, pastaj brenda pak javësh me Omicron.

Ky rast i paraqitur në kongresin e Shoqatës Evropiane të Sëmundjeve Infektive dhe Mikrobiologjisë Klinike, që po zhvillohet në Lisbonë, tregon se mund të infektohemi përsëri edhe pas një kohe të shkurtër, pavarësisht vaksinimit të plotë dhe se Omicron është i aftë të shmangë imunitetin nga vaksina dhe infeksioni i mëparshëm.

Infermierja rezultoi pozitive me një tampon molekular për herë të parë më 20 dhjetor 2021 gjatë ekzaminimit të stafit në vendin e punës, pa shfaqur asnjë simptomë. Ajo kishte marrë përforcuesin 12 ditë më parë dhe u izolua për 10 ditë para se të kthehej në punë, shkruan Healthy Day.

Më 10 janar 2022, vetëm 20 ditë pasi rezultoi pozitive për herë të parë, ajo pati kollë dhe temperaturë. Pasi kreu një tjetër test molekular ishte ende pozitive.

Sekuenca e të gjithë gjenomit viral zbuloi se pacientja ishte i infektuar me dy lloje të ndryshme të Sars-CoV-2.

Infeksioni i parë, në dhjetor, ishte me variantin Delta dhe i dyti, në janar, me variantin Omicron.  

/GazetaSinjali/