image Komuna e Shtimes përkrah lehonat me nga 100 euro

Sociale

Komuna e Shtimes përkrah lehonat me nga 100 euro

news image

Asamblistët e komunës së Shtimës, kanë votuar pro vendimit që t’iu jepen nga 100 euro si subvencion, të gjitha grave lehona.

Sipas njoftimit të kësaj komune, mjetet do t’i marrin lehonat në mënyrë retroaktive për çdo fëmijë të lindur gjatë vitit 2022.

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal është votuar vendimi për ndarjen e shumës për shtesat prej 100€ për lehonat, propozuar nga kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, dhe iniciuar në kuadër të subvencioneve të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale“, thuhet në njoftimin e Komunës së Shtimes.

Për fillimin e procedurës së aplikimit, formës dhe kohëzgjatjes, qytetaret do të njoftohen me kohë përmes ueb-faqes zyrtare të Komunës së Shtimes si dhe rrjeteve sociale.

/GazetaSinjali/