image Komuna e Prishtinës zgjatë deri nesër afatin për aplikim të mediave për përftimin e granteve

Kosovë

Komuna e Prishtinës zgjatë deri nesër afatin për aplikim të mediave për përftimin e granteve

news image

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se, aplikimi për subvencionim të mediave është vazhduar deri nesër më 9 dhjetor 2020, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, kjo është bërë për shkak të disa problemeve teknike me Intranet.

Për shkak të problemeve teknike me INTRANET që mund të pengojnë aplikimin online për mbështetje financiare të mediave, afati vazhdohet deri nesër, e mërkurë, 9 dhjetor”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës./Gazeta Sinjali/