image Komuna e Prishtinës njofton për pastrimin e rrugëve

Sociale

Komuna e Prishtinës njofton për pastrimin e rrugëve

news image

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se pas dy ditësh nga ora 09:00 do të bëhet pastrimi i rrugës “Vëllezërit Gërvalla” dhe “Pjetër Budi”, me rrugët lidhëse, si dhe hapësirat tjera publike në atë zonë.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës në Facebook bëhet thirrja e banorëve të lagjes që të mos i parkojnë automjetet në shiritat qarkulluese.

“U bëjmë thirrje banorëve të lagjes që në këtë ditë të mos i parkojnë automjetet në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për të mos penguar në realizimin e punimeve”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Gjithashtu Komuna fton banorët që të bashkëpunojnë për shkak se në rast të mosrespektimit të njoftimit nuk do të marrin përgjegjësi.

“Lusim qytetarët të bashkëpunojnë sepse në rast të mos respektimit të këtij njoftimi nuk do të marrim përgjegjësi për dëmtime të veturave apo mjeteve tjera motorike të cilat nuk largohen nga rruga apo hapësirat rreth kësaj zone”, thuhet më tej në njoftimin e komunës.

/GazetaSinjali/