image Komuna e Prishtinës liron nga pagesa e trafikut urban policët, zjarrfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore

Sociale

Komuna e Prishtinës liron nga pagesa e trafikut urban policët, zjarrfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore

news image

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të lirojë nga pagesa e trafikut urban pjesëtarët e Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe nxënësit e shkollave fillore.

Përmes një njoftimit, thuhet se ky vendim u mor në shenjë falënderimi për punonjësit e linjës së parë dhe për të stimuluar përdorimin e transportit publik tek të rinjtë, raporton Gazeta Sinjali.

Kujtojmë se javë më parë, Komuna e Prishtinës ka liruar nga pagesa edhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

/GazetaSinjali/