17 persona janë helmuar nga ushqimi në fshatin Trudë të Komunës së Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.
Komuna e Prishtinës në një përgjigje me shkrim për Gazetën Sinjali ka treguar se 5 nga 17 pacientët e helmuar janë referuar për në QKMF-në në Emshir si të dyshuar për COVID-19.
“Numri i pacientëve të paraqitur ishin 17 raste, 5 prej tyre janë referuar në QMF VII (Emshir) për testin antigjen Rapid, si te dyshuar për Covid-19”, thuhet në përgjigjen e tyre për Sinjali
Tutje ata kanë treguar se të gjithë pacientët kanë rezultuar negativ në testin për COVID-19.
“Të gjithë nga pacientët kanë rezultuar negativ, janë kthyer në QMF Besi, dhe janë trajtuar me terapi palenterale, kurse rastet më të lehta janë trajtuar me terapi orale si suspekt intoxicatio dimentaris, dhe janë kthyer në shtëpi”, kanë shtuar nga Komuna.
Kujtojmë se AVUK-u ka mbyllur lokalin nga ushqimi i të cilit u helmuan 17 persona në Trudë të Prishtinës.
Lajmi është konfirmuar dje nga Flamur Kadriu drejtor i Drejtoratit për Shërbimin Publik brenda Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë i cili ka thënë për Sinjalin se lokali nga i cili janë furnizuar me ushqim është mbyllur.
Tutje ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, pra me datën 3 të këtij muaji.
“Edhe pse raporti përfundimtar nuk është marrë prej inspeksionit sanitar, mirëpo po, e konfirmoj që është mbyll restoranti, faktikisht lokali nga i cili janë furnizuar në fshatin Trudë një numër i qytetarëve”
Inspeksioni sanitar me të marrë lajmin kanë shkuar edhe në fshat edhe nëpër qendrat familjare mjekësore dhe e kanë mbyllur restorantin në të cilin janë furnizuar.
Sipas infoimatave preliminare me datën tre të këtij muaji është zhvilluar ngjarja”, ka thënë ai për Sinjalin.