Shtabi Emergjent i Komunës së Podujevës, përmes një reagimi në Facebook, ka njoftuar qytetarët që të mos organizojnë të pame pas vdekjeve të familjarëve.
Kjo për shkak të situatës me pandemi dhe mundësisë së përhapjes, duke pasur parasysh rritjen e rasteve të reja.
“Gjithashtu, kërkohet nga qytetarët që krahas kryerjes së ceremonive mortore nga rrethi familjar, të mos organizojnë pritje-të pame në rastet e vdekjes së familjarëve”, ka njoftuar Komuna.
Shtabi Emergjent i ka shprehur ngushëllime familjes Osmani, për vdekjen e 80-vjeçarit Sheqir Osmani, cili ishte i infektuar me COVID-19./ Gazeta Sinjali/