image Forca të shumta të Policisë vërshojnë sheshet e Prishtinës, rrethohen disa institucione

Siguri

Forca të shumta të Policisë vërshojnë sheshet e Prishtinës, rrethohen disa institucione

news image

Kur pritet që pas pak të fillojë organizimi i paralajmëruar i Lëvizjes Vetëvendosje, forca të shtuara të Policisë janë parë në disa pjesë të kryeqytetit. Shumë policë po qëndrojnë në sheshet kryesore të Prishtinës, e disa të tjerë janë parë edhe përreth objektit të Gjykatës Kushtetuese. Është rrethuar edhe një pjesë e Kuvendit të Kosovës. 

Movilizimi i forcave të rendit vjen pasi në orën 17:30 pritet të nis ‘përfomanca’ e Lëvizjes Vetëvendosje, ku është pralajmëruar të marrin pjesë rreth 5 mijë veta në sheshet kryesore të Prishtinës. 

Policia ka thënë se forcat u shtuan pasi do të kujdesën për sigurinë publike gjatë ilustrimit të protestës që LVV e ka paralajmëruar për sot. 

“Policia e Kosovës konfirmon se do të kujdeset për ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe mbarëvajtjen e këtij akitiviteti”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. 

Teksa pritet që sot apo nesër të shpallet aktgjykimi për dekretin e presidentit për mandatarin, forca shtesë të Policisë janë para duke lëvizur rreth objektit të Gjykatës Kushtetuese. 

Në fotografi shihen policië që kanë rrethuar edhe objektin e Kuvendit të Kosovës. /Gazeta Sinjali/