image Avokati i Thaçit kërkon që dorëzimi i dokumenteve të jetë i organizuar - Sinjali

Avokati i Thaçit kërkon që dorëzimi i dokumenteve të jetë i organizuar

news image

Avokati i Thaçit, David Hooper  i është përgjigjur prokurores së specializuar, Clare Melany Laësonduke, duke  i thënë se materialet e prezantuara janë të pamjaftueshme dhe të papërshtatshme.

“Ju jeni në dijeni për formatin e listës që ka shoqëruar materialin që keni dorëzuar. Këto materiale janë të pamjaftueshme dhe të papërshtatshme. Janë bërë punë në përgjithësi dhe jo të specifikuara. Kur ceken krimet duhet të jenë krime kundër njerëzimit apo çfarë krime. Në lidhje me nxjerrjen e materialeve neve na duhet informacion për kategoritë por edhe për llojin e materialit na jepet”, ka thënë ai.

Avokati i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, Ben Emmerson ka thënë se është detyrim i prokurorisë që t’i plotësojë kërkesat e nxjerrjes së materialeve sipas legjislacionit.

“Nuk është praktike që në këtë fazë mbrojtja të bëjë parashtrime me përshtatshmërinë e materialeve”, ka thënë ai.

Prokurorja, Malany Lawson, pas deklaratave të avokatit të Thaçit  ka thënë se do të ribëhet rilidhje me akuzën konkrete dhe vendin se ku ka ndodhur vepra e pretenduar e cila do të ju jepet në formë tabele.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: