Komuna e Pejës ka reaguar lidhur me lajmin se po dyshohet për persona të infektuar me koronavirus në Pejë.
Sipas njoftimit të komunës, rasti ka të bëjë me një iniciativë private për dezinfektimin e një lokali.
Në lidhje me këtë rast ka raportuar edhe Gazeta Sinjali, duke u bazuar në informata të dhëna nga një sinjalizues, i cili ishte në vendin e ngjarjes dhe raportoi për atë se çfarë kishte parë.
Gazeta Sinjali në asnjë rast nuk ka raportuar për konfirmim të prezencës së virusit në Pejë, por vetëm për dyshime duke e mbështetur lajmin edhe nga fotot në vendin e ngjarjes. Për më tepër, lajmi është synuar të konfirmohet me organet përgjegjëse, por që asnjëra s’ka shpreh gatishmërinë të flasë./Gazeta Sinjali/