COVID-19

Të infektuar

165

Të sheruar

24

Të vdekur

3

Shëndetësi/ Dyshohet për katër të infektuar me koronavirus në Pejë

news image

Katër persona dyshohet se janë infektuar me koronavirus në Pejë.

Një sinjalizues për Gazetën Sinjali, ka treguar se në rrugën “Mbretresha Teuta”, e gjithë hyrja e një banese është kthyer në karantinë. Sipas tij, mediat nuk po lejohet të afrohen për shkak të mos përhapjes së panikut.

Gazeta Sinjali ka tentuar të kontaktojë me Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pejë, por që të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

Në anën tjetër, para pak minutave është konfirmuar rasti i tretë me koronavirus në Kosovë. I infektuari është i moshës 39-vjeçare dhe është familjar i 77-vjeçarit të infektuar nga Stublla e Vitisë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: