image Informacion i rremë, mediat serbe e heqin lajmin se Vuçiqi nesër do të vijë në Kosovë

Rajon

Informacion i rremë, mediat serbe e heqin lajmin se Vuçiqi nesër do të vijë në Kosovë

news image

Lajmi i raportuar nga mediat serbe se presdenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nesër do të vijë në Kosovë ka dalur të mos jetë i vërtetë.

Në disa media në Serbi sot u publikuan lajme se Vuçiq do të vijë në Kosovë dhe se ai do ta fillojë vizitën e duke vizituar liqenin e Ujmanit.

Siç ishte raportuar, Vuçiq citohej të ketë thënë se “ditët e kaluara kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe se presionet kanë rënë në 72 orët e fundit”.

Megjithatë, B92 konfirmon se ky informacion nuk është i saktë, transmeton Gazeta Sinjali.

Shumë media të cilat e publikuan lajmin, e kanë fshirë atë pastaj.

Ky lajm është publikuar për herë të parë nga portali Nova.rs, nga ku është marrë përsipër nga mediat tjera.

Ndër ata që reaguan ndaj informacionit të pavërtetë ishin edhe zyrtarë serbë. /Gazeta Sinjali