image I jepet lamtumira e fundit babait të heroit Hakif Zejnullahu

Sociale

I jepet lamtumira e fundit babait të heroit Hakif Zejnullahu

news image

Sot i është dhënë lamtumira e fundit me ceremoni të varrimit Sabit Zejnullahut, babait të dëshmorit Hakif Zejnullahu.

Ai ndërroi jetë mbrëmë, ndërkaq lajmin për të e bëri të ditur mbesa e tij, Floreta, me anë të një postimi në Facebook.

Në varrim sot morën pjesë një numër i madh i njerëzve, e në mesin e tyre edhe ish-luftëtari i UÇK-së, Daut Haradinaj.

Djali i të ndjerit, Hakifi, u vra në një pritë të organizuar nga forcat serbe më 31 janar të vitit 1997 në fshatin Pestovë të Vushtrrisë së bashku me Zahir Pajazitin dhe Edmond Hoxhën./GazetaSinjali/