image Komuna e Obiliqit me dy vetura të reja e kilometrazh zero në vlerë rreth 38 mijë euro

Sociale

Komuna e Obiliqit me dy vetura të reja e kilometrazh zero në vlerë rreth 38 mijë euro

news image

Komuna e Obiliqit tashmë ka bërë të ditur për blerjen e dy veturave të reja, prodhim i vitit 2002 dhe me kilometra zero në vlerë të përgjithshme 37,780 Euro.

Tenderi për blerjen e këtyre dy veturave ishe hapur me datën 8 shtator 2002. Komuna kishe parashikuar të bëj kontratë në vlerë 37, 800 euro me një kohëzgjatje prej 30 ditësh.

“Bazuar ne kërkesën e njësisë kërkuese të datës 23.08.2022 me nr protokolli VII-329 është inicuar procedure me afat të përshpejtuar . Arsyetim nga njësia kërkuese Duke u mbështetur nga të gjithë Operatoret Ekonomik të cilët bëjnë furnizimin me automjete ne Kosove , ka vështirësi të medha në liferim për shkak të prodhimit te vogël te automjeteve , për shkak të krizës ndërkombëtare . Ky është një problem edhe për ne sepse buxheti është grand dhe ne kemi afate të caktuara për shpenzim , prandaj është e nevojshme qe ne te jemi sa me afatshkurte ne këtë proces.“, thuhet në njoftim

Në komunën e Obiliqit u pranua vetëm një tender, me vlerë të përgjithshme të kontratës 37,780 euro, të cilës kompani edhe ju është dhënë kontrata, aty kërkohet që viti i veturave duhet të jetë 2002, me kilometra zero, ngjyrë të bardhë, minimum 5 ulëse, motor me kapacitet 1,5/cm3 me fuqi motorike 75 KW dhe me karburant disel.

/GazetaSinjali/