image Komuna e Mitrovicës pa rrymë, dikush ka këputur kabllon elektrike

Kosovë

Në terr/ Komuna e Mitrovicës pa rrymë, dikush ka këputur kabllon elektrike

news image

Komuna e Mitrovicës ka mbetur pa rrymë që nga nata e mbrëmshme, kjo si pasojë e këputjes së kabllos kryesore të rrjetit elektrik të komunës.

Në njoftimin e bërë nga Komuna e Mitrovicës thuhet se ky veprim është bërë me qëllim nga persona të papërgjegjshëm.

Këtë veprim e ka dënuar komuna.

“Komuna e Mitrovicës mbetet pa rrymë që nga nata e mbrëmshme, kjo si pasojë e personave të papërgjegjshëm që e kanë këputur me qëllim kabllon kryesore të rrjetit elektrik të komunës.

Me këtë rast Komuna e Mitrovicës iu bën apel partive politike që të ruajnë qetësinë dhe të mos rebelohen në këtë shkallë, ku me qëllime të caktuara keqdashëse bëjnë veprime të tilla siç kanë këputur kabllon kryesore të komunës.

Po ashtu Komuna e Mitrovicës kërkon edhe nga qytetarët që të mos bien pre e këtyre grackave dhe provokimeve, dhe i bën thirrje organeve të Policisë së Kosovës dhe hetuesisë që të kryejnë punën e tyre me nder në përputhje me ligjet në fuqi.

Komuna e Mitrovicës si institucion lokal prioritet kryesor të saj e ka ofrimin e shërbimeve komunale për të gjithë qytetarët pa dallime politike apo etnike”, thuhet në reagimin e komunës, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtë inicdent për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Deri më tani nuk ka të arrestuar. /Gazeta Sinjali/