Komuna e Malishevës ka përkrahur me mjete financiare 228 lehona brenda katër muajve të parë apo si shumë totale prej 22 mijë e 800 eurosh, shkruan Gazeta Sinjali.
Kuvendi i Komunës së Malishevës ka marrë vendim që të përkrahen nënat për çdo fëmijë që lindin me shumën prej 100 eurosh dhe ky vendim po zbatohet nga shtatori i vitit 2018.
“Gjatë këtij viti janë paguar mjetet për 228 nëna lehona, të cilat kanë aplikuar për këtë përkrahje, ndërsa edhe brenda muajit maj, varësisht nga aplikimet, pritet të përkrahen edhe 150 nëna të cilat kanë lindur fëmijë“, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/