Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka bërë të ditur se sot është miratuar pako emergjente në vlerë prej 154 mijë e 735 euro, bashkë me lehtësirat financiare për biznese.
Ahmeti ka njoftuar se seancë e jashtëzakonshme është mbajtur në hollin e gjimnazit “Ulpiana” ku të gjithë kanë votuar pro pakos emergjente.
“Sot është mbajtur seancë e jashtëzakonshme në hollin e gjimnazit “Ulpiana” ku me të gjitha votat PËR është miratuar Pako Emergjente në vlerë prej 154,735.00 euro, bashkë me lehtësirat financiare për biznese. Falenderoj kryesuesin Daut Azemi dhe gjithë anetarët e kuvendit që mbështetën këtë Pako. #Bashkë do të ia dalim!”, ka thënë Imri Ahmeti, shkruan Gazeta Sinjali.