Komuna e Junikut ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë( ARBK), për t’iu shtuar kësaj komune një qendër për regjistrim të bizneseve.
Siç bën të ditur komuna, nënshkrimi i këtij memorandumi synon të krijoj një bashkëpunim të ngushtë, duke ofruar zgjidhje efikase dhe lehtësim të procedurave të regjistrimit dhe administrimit të bizneseve.
“Hapja e kësaj qendre, synon përmirësimin e infrastrukturës administrative, duke siguruar një çasje më efikase dhe inovative për regjistrimin dhe menaxhimin e bizneseve lokale”, thuhet tutje në njoftimin e komunës.
Postimi i plotë:
Komuna e Junikut, hap qendren për regjistrim të bizneseve.
Komuna e Junikut, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë( ARBK),për hapjen e qendrës për regjistrim të bizneseve.
Nënshkrimi i këtij memorandumi synon të krijoj një bashkëpunim të ngushtë, duke ofruar zgjidhje efikase dhe lehtësim të procedurave të regjistrimit dhe administrimit të bizneseve.
Hapja e kësaj qendre, synon përmirësimin e infrastrukturës administrative, duke siguruar një çasje më efikase dhe inovative për regjistrimin dhe menaxhimin e bizneseve lokale.
Komuna e Junikut është e përkushtuar për krijimin e kushteve për efikasitet dhe shërbime më të mira për qytetarët dhe bizneset.
Ky hap shënon një angazhim të përbashkët për përmirësimin e jetës dhe zhvillimin ekonomik të Komunës së Junikut.