image Komuna e Gjilanit përfiton 700 mijë euro, Haziri thotë se do të ndërtohet stacioni i autobusëve

Kosovë

Takim/ Komuna e Gjilanit përfiton 700 mijë euro, Haziri thotë se do të ndërtohet stacioni i autobusëve

news image

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se sot kjo komunë ka fituar 430 mijë euro nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe 269 mijë euro të tjera nga qeveria e Suedisë, Zvicrës dhe Norvegjisë.

Haziri theksoi se 430 mijë eurot e ndara nga ministrja Emilja Rexhepi kanë ardhur falë përformancës së mirë.

Në total, 700 mijë euro do t’i kushtojë Gjilanit ndërtimi i stacionit të autobusëve.

“Faleminderit ministres Emilja Redzepi dhe qeverive të Zvicrës, Suedisë dhe Norvegjisë për mbështetjen ndaj komunës sonë. Pra, 700 mijë euro për ta bërë Stacionin më të mirë në regjion”, tha Haziri./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/hazirilutfi/photos/a.486638371376567/3967124126661290/?type=3&xts%5B0%5D=68.ARA_uGly0KvIeToJ17RXNqPALgCuNxn_p9lMgFf7KBrl2s1guwaj9GmjQ557N72qJmrfy1StrL1EuL8lQM5uFp3SRu_yiqVaL6C9cvXo4sOk9WGfKo0XX96agKWyIf4oyNRF5D7qE4LsIPmBjo2Dl2xIYJIXUthQun_AG7tKek0yD4uHkojJ6b0GYm6cvXuKZYiLQBc8IaRPtoZkjUGqxreKeu6YWu9WMrMuqTlF6NYooNQ2ELQgCMfvbXot565DbnZlxRd7TGmDHU8ZLHCk4soJISnAuGEDGjNwYHXvEjzKq6a0Z1qXrGbTlx3jzwhjH0j0q-lbisR8oQDG4TFfW6ooZA&tn=-R